Kukësi mëson kundërshtarin në Champions League

Është hedhur sot shorti për raundin kualifikues të sezonit 2017-2018 të  Ligës së Kampionëve.

Si rezultat i shortit,  kampioni i Shqipërisë, Kukësi do të përballet me ekipin kampion të Moldavisë, FC Sheriff.

Takimi i parë do të luhet në Moldavi ndërsa i kthimit në Shqipëri.

Ndërkohë, kampionia e Kosovës, Trepça 89 do të përballet me kampionët e Islandës, Hafnafjordur.

Ky është viti i parë që skuadra kampione e Kosovës merr pjesë në turin eliminator të Ligës së Kampionëve, pas anëtarësimit në Kosovës në FIFA dhe UEFA në vitin 2016.

Loading...

Komente