Konflikti Greqi-Turqi, Amerika i del në krahë Greqisë

Ndërkohë që tensionet janë në maksimum në Mesdheun Lindor për shkak të problemeve mes Turqisë dhe Qipros për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, një armatë e tërë amerikane është duke shkuar në rajon.

Aeroplanmbajtësja USS Iwo Jima ka arritur tani në Napoli dhe pritet të nisët për në zonën problematike sëbashku me anije të tjera ushtarake duke i dalë hapur në mbrojtje kompanisë amerikane ExxonMobile, e cila deri më tani nuk është lejuar nga marina turke të bëjë kërkime në ujërat e kontestuar me Qipron.

Mediat greke raportojnë se dy javë më parë, Marina turke nuk lejoi nisjen e kërkimeve nga kompani të ndryshme amerikane dhe europiane, kurse tani situata pritet të ndryshojë me praninë e shtuar të amerikanëve në zonë.

Turqia nuk lejon kërkimin për gaz në hapësirën detare mes saj dhe Qipros duke theksuar se më parë qeveria e Qipros duhet të merret vesh me Qiron e Veriut për të ndarë pasuritë nëntokësore.

Një fakt i tillë ka tensionuar mjaft raportet mes Turqisë, SHBA-së, Italië dhe Francës, kompanitë e të cilave janë zgjedhur të bëjnë kërkime në zonë.

Komente