Klaudia Pepa i bën videomesazh, Albi Nako qan në studio (video)

Koreografi i mirënjohur, Albi Nako, ishte i ftuar në emisionin Pasdite me Rudina Magjistarin.

Gjatë intervistës, Rudina e pyet për jetën e tij private si dhe për ndarjen me Klaudia Pepan, që bëri bujë. “Ne ruajmë marrëdhënie shumë të mira edhe pas ndarjes. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë në zëmrën time. As ndarja dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë gjë”.

Rudina shfaqi në ekran një videomesazh të Klaudias kushtuar Albit, e cila e përshëndeti dhe i tregoi ish-burrit se e do fort: “Je shoku dhe vellai im”. Pas ketyre fjalëve Albi nuk mundi dot me t’i rezistonte lotëve, duke ulur koken dhe duke qarë.

Loading...

Komente