Kaos nëpër rrugët e Shqipërisë, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës, prej disa orësh tashmë ndodhet në kaos si pasojë e përmbytjeve nga reshjet. Uji ka arritur në përmasa të mëdha, ndërsa shumë shoferë mësohet se kanë braktisur automjetet e tyre. Sakaq, forcat e armatosura kanë ndërhyrë në autostradë për largimin e ujit dhe normalizimin e autostradës.

Shemsi Prenci i kontaktuar nga “Opinion.al” u shpreh se përmbytja e autostradës, është përgjegjësi e firmës së mirëmbajtjes. Qarkullimi i automjeteve në autostradë po përpiqet të bëhet nga rruga dytësore, ndërsa shumë makina vijojnë të jenë të bllokuara.

Komente