Juventus transferon një super lojtar

Juventus dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e anësorit 23 vjeçar, Federico Bernardeschi.

Lajmi është njoftuar nga të dy skuadrat, ndërsa lojtari ka kushtuar 40 milionë euro dhe 10 për qind e shumës nga shitja e tij e mundshme.

“Juventus dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin përfundimtar të futbollistit Federico Bernardeschi. Për lojtarin do të paguhen 40 milionë euro në tre rata dhe në rast të shitjes 10 për qind e shumës do t’i takojë Fiorentinas, e cila nuk mund të kalojë 5milionë euro”, thuhet në njoftimin zyrtar të ‘Zonjës së Vjetër’.

Bernardeschi bëhet blerja e tretë e madhe e Juventusit gjatë kësaj vere, pas Douglas Costas dhe Mattia de Sciglios.

Loading...

Komente