Ja sa do të kushtojë iPhone X

Modeli më i ri i Apple, iPhone X, i prezantuar sonte, do të ketë procesor të njëjtë sikur iPhone 8- çipin A11 Bionic.

Pajisja do të ketë bateri më të fuqishme se sa iPhone 7. Kamera për selfi do të mbështesë fotot portrait dhe lighting. iPhone X do të vijë me 64 GB dhe 256 GB.

iPhone X do të jetë i pranishëm në dy ngjyra, të bardhë dhe të zezë, me çmim duke filluar nga një mijë dollarë.

Apple sonte ka prezantuar edhe mbushësin e ri AirPower, i cili do të jetë mbushësi i ri i modelit iPhone X, orëve të mençura Apple serie 3 dhe Air Pods. AirPower do të lansohet vitin e ardhshëm.

Komente