Ja kur do të jetë gati "Arena Kombëtare"

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, inspektoi sot paradite punimet në stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, një kantier i vërtetë ku etapat e punës voluminoze janë pjesë e zbatimit të projektit gjigant, ndërtuar mbi rrënojat e stadiumit legjendar “Qemal Stafa”.

Sipas parashikimeve, “Arena Kombetare” do të jetë gati për vjeshtën e vitit 2018, diçka që e ka përforcuar sërish presidenti Duka.

“Jemi të lumtur si po ecin punimet dhe në fund të vitit 2018 do të jetë gati për të pritur ndeshjet. Nuk e fituam të drejtën e organizimit të Superkupës 2019 për faktin se kishim vetëm një projekt në letër. Stadiumi do të jetë shumë i bukur, një vepër e madhe për sportin shqiptar, më e rëndësishmja në Shqipëri, një pasuri e madhe për futbollin”, tha Duka.

Ndërkaq, për mediat foli edhe arkitekti Marco Casamonti, i cili theksoi se, “jemi të lumtur me ecurinë e punimeve, është një vepër e bukur. Do të jetë një kënaqësi për çdo tifoz të ndjekë ndeshjet në një stadium krejtësisht të mbuluar dhe me mundësinë për të qenë shumë pranë fushës. Do të jetë si një teatër”.

Loading...

Komente