Ja data se kur do të zhvillohet ndeshja Milan-Inter

Gazeta Italiane “La Gazzeta Dello Sport” ka publikuar datën se kur do të zhvillohet ndeshja  midis Milan dhe Interit që do të jetë me 9 maj, ndërsa sfidat e tjera do të luhen me 14 mars.

Arsyeja se përse derbi nuk do të luhet me 14 mars është pasi Milan ka ndeshje në Europa League, dhe 9 maj duket data më e përshtatshme.

Me 14 mars do të luajë edhe Juve me Atalantën ndeshje e cila u shty për shkak të reshjeve të shumta të dëborës.

Ndeshjet u shtyen për shkak se kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori u gjet i vdekur në dhomë e hotelit, në vigjilje të ndeshjen me Udinesen.

Loading...

Komente