Ja cfarë e gjen Bonuccin në Shkodër (video)

Në Shqipëri, shumica e tifozëve përkrahin Juventusin, Interin dhe Milanin.

Por, të dielën në Shkodër, teksa mbërriti në hotel Kombëtarja e Italisë, siç duket, një tifoz shkodran, nga video e mëposhtme e xhiruar, nuk ka harruar transferimin nga Juventusi te Milani të Leonardo Bonuccit.

Ky i fundit kur doli nga autobusi u përball me të kaluarën e tij, kjo pasi një tifoz ka bërtitur: “Forca Juve, Bonucci!”, “Forca Juve”.

Në atë moment, mbrojtësi është kthyer me shaka nga Lorenzeo Insigne, që gjithashtu qeshte teksa e shihte dhe i tha edhe diçka

E gjitha kjo është e regjistruar në videon e mëposhtme nga minuta 2:10

Loading...

Komente