Italia jashtë botërorit, Suedia në festë

Suedia i ka shkaktuar dhimbjen më të madhe të këtyre viteve të fundit Italisë, duke i lënë ata jashtë botërorit.

Italia është eliminuar nga çdo mundësi për kualifikim në kampionatin botëror, Rusia 2018, pasi ka barazuar pa gola në San Siro ndaj Suedisë.

Edhe pse dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, Italia nuk krijoi shumë raste të rrezikshme.

Menjëherë pasi arbitri sinjalizoi fundin e takimit, publiku shpërtheu në vërshëllima, ndërsa lojtarët italianë në lot.

Loading...

Komente