Itali, shqiptari pa bilete jep alarm fals per bombe

Mbrëmjen e djeshme në trenin Milano-Romë, një shtetas më origjinë shqiptare ka dhënë alarm për bombë, duke bërë që treni të ndaloj dhe ti ushtrohej kontrolleve dhe verifikimeve për disa orë.
Ngjarja mësohjet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 dhe e vërteta qëndronte në faktin se shqiptari është gjetur pa biletë nga kontrollori dhe si për të dal nga situata ka bërtitur duke thënë se në tren ka një bombë.

Kontrolli i trenit mësohet se ka përfunduar rreth orës 02:20 minuta të mëngjesit të sotëm dhe sipas medias italiane, aty nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë. Më pas të gjithë pasagjerët kanë rifilluar udhëtimin sipas destinacioneve të tyre.

Komente