Interi kerkon Tony Kroos

Sipas mediave italiane, Mediaset Premium dhe Corriere della Sera, Kroos mund të vijë në Serie A këtë verë, pasi ai nuk konsiderohet më i pa prekshëm nga Reali.27-vjeçari gjerman është nën kontratë deri në qershor të vitit 2022 dhe ka një pagë rreth tetë milionë euro në vit.

Megjithatë, Interi shpreson të bëjë një goditje të madhe në tregun e transferimeve pasi trajneri Luciano Spalletti përsëri u ankua në media se “premtimet duhet të mbahen” nga drejtorët.

Real Madridi tundohet nga një shitje e cila do t’i sillte rreth 70 milionë euro, edhe pse kjo shifër është brenda buxhetit të pronarëve Inter Suning Group.

Objektivat e tjerë të Nerazzurrit, Radja Nainggolan dhe Arturo Vidal, duket se synojnë të qëndrojnë me Romën dhe Bayern Munichun. 

Loading...

Komente