Inter u rikthehet fitoreve, si dhe vëndit të tretë (golat)

Interi ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit i është rikthyer fitoreve në kampionatin italian, pas tetë ndeshjeve ‘agjërim’, ku pesë të fundit ishin barazime.

Interi e nisi furishëm takimin duke gjetur golin e epërsisë pas vetëm dy minutave lojë, ku Eder Marins shënoi për 1-0 pas asistimit të Marcelo Brozovic.

Nerazzurët vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën tjetër të lojës, por u ndëshkuan në minutën e 25-të nga ish-lojtari i tyre Rodrigo Palacio, i cili shënoi për 1-1 pas gabimit amator të Joao Mirands dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë, Interi e nisi përsëri furishëm duke e goditur shtyllën pas vetëm katër minutave lojë me Danilo D’Ambrosion, por fati nuk ishte me ta.

Loja e mirë dhe trysnia e ekipit zikaltër u shpagua në minutën e 63-të, ku talenti Yann Karamoh shënoi një supergol për 2-1 pas bashkëveprimit me Rafinhan.

Deri në fund të lojës, Bologna mbeti pa një futbollist pasi Ibrahima Mbaye u ndëshkua me të dytin të verdhë në minutën e 68-të dhe gjithçka u bë më e lehtë për ta, ku në fund arritën ta konfirmojnë fitoren me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Interi ngjitet në pozitën e tretë me 48 pikë, ndërsa Bologna renditet në pozitën e 13-të me 27 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Interi luan në udhëtim te Genoa, ndërsa Bologna e pret Sassuolon.

Loading...

Komente