Incienti me Turqinë Kotzias: Do të reagojmë ashpër ndaj Turqisë

Në një intervistë televizive për televizionin ALPHA, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i pyetur për incidentin e fundit pranë ishullit Imia, kur një anije ushtarake greke është përplasur nga një anije turke, ka deklaruar se nëse do të ndodhë përsëri një provokim i ngjashëm nga pala turke, pala greke nuk do të sillet më në mënyrë paqësore.

Nuk duhet të ndodhë më, ka thënë ai, duke shtuar se ishujt Imia janë greke dhe se Greqia nuk është as Siria dhe as Iraku, por një shtet me mbrojtje të zhvilluar, me sisteme moderne, me aleatë të mirë dhe me një diplomaci të lartë.

“Turqia është nevrike në këto momente, pasi shikon se Athina po mbyll frontet e hapura që ka me fqinjët: Zona Ekonomike Ekskluzive me Shqipërinë, çështjen e emrit me Shkupin, ndërsa ajo nuk po shkon mirë në Siri, në Irak fronti është i hapur, me Armeninë kufijtë i ka të mbyllura, ndërsa edhe me Qipron sillet si kauboj për shkak se në Zona Ekonomike Ekskluzive të Qipros janë gjetur rezerva të mëdha gazi natyror”, tha kreu i diplomacisë greke. /tch

Loading...

Komente