Icardi në Janar "testet mjekësore" tek Reali

Një gazetar spanjoll në mënyrë sensacionale ka pohuar se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, do t’i nënshtrohet testeve mjekësore te Real Madridi në fund të muajit.

Pipi Estrada ka sqaruar gjatë emisionit El Chiringuito de Jugones të martën mbrëma se Reali tashmë ka një marrëveshje në vlerë 92 milionë euro me Interin, e cila e sheh pagesën e ndarë në 80 milionë euro dhe 12 milionë euro bonuse.

Për më shumë, argjentinasi do të përfitonte një pagë prej 9 milionë eurosh (pa taksa) dhe 30 për qind të të drejtave të imazhit, me 70 për qind tjera që do t’i shkonin Realit.

Reali shihet si një nga klubet më të angazhuara në janar pas startit zhgënjyes të sezonit.

Icardi është kapiteni dhe ylli kryesor i skuadrës
Sidoqoftë, këto spekulime janë injoruar në Itali, duke aprë që Icardi të hënën tha se ai ka gjithçka te Interi në një tjetër shprehje të besnikërisë ndaj Nerazzurëve.

Icardi ka shënuar 16 gola këtë sezon në 15 ndeshje për Interin.

Testi i madh për Icardin është këtë të shtunë ndaj kundërshtarit të tij të preferuar, Juventusit.

Loading...

Komente