Haradinaj kërcënon Serbinë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i ka dërguar porosi shtetit serb.

Në deklaratën e tij dhënë nga Loxha e Pejës, ka siguruar se Serbia nuk do të ekzistojë kur ai të jetë në krye të Qeverisë.

“Ne nuk kemi ndonjë projekt për problemet me Serbinë, por Serbia nuk do të ekzistojë më në Kosovë.

Pra, shteti serb nuk do të ketë më rol në Kosovë” është shprehur kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Deklarata e Haradinajt për Serbinë vije pasi kryeministri serb Vucic e paraqiti si problem për Serbinë zgjedhjen e Haradinajt si Kryeministër.

Kreu i AAK-së sot ka zhvilluar takime në disa fshatra të Pejës, nga ku edhe ka zbuluar përmendoren e dëshmorit Fetah Selca.

Loading...

Komente