Hackerat vjedhin seritë e reja të Game of Thrones

Një grup hakerash pretendon se ka vjedhur episode të të ardhshme të Game of Thrones dhe informacione me vlerë nga HBO.

Grupi thotë se posedon 1.5 Terabajt të dhëna nga kompania dhe ka filluar publikimin e episodeve të Ballers dhe Room 104 online.

Ata kanë paralajmëruar se më shumë përmbajtje do të publikohen së shpejti.

Në një e-mail publikuar nga Entertainment Weekly, hakerët shpreheshin: “Përshëndetje mbarë njerëzimit. Publikimi më i madh në historinë e sigurisë kibernetike po ndodh.”

Ata inkurajuan shkarkimin e materialeve dhe thanë se kushdo që i shpërndan sa më shumë, do të kenë një intervistë me të.

Raportimet e para thonë se janë vjedhur episodi katërt nga sezoni i shtatë i Game of Thrones. HBO konfirmoi një incident kibernetik i cili ka përfunduar me kompromentimin e disa materialeve.

Kompania tha se kishte filluar hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit dhe firmat e sigurisë kibernetike. |pcworldalbania|

loading...

Komente