Greqia e quan sukses faljen e detit nga Shqipëria

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Greqia i ka mbyllur gjithë çështjet hapura me Shqipërinë, dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të kurorëzohet marrëveshja përfundimtare.

“Duhet t’ju them se kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë.

Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh. Dhe besoj se kjo është një gjë e mirë. Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura.

Me palën shqiptare bisedimet tona dhe negociatat mbajtën dy vjet e gjysëm. Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty”,- tha Kotzias.

Komente