Fier dhe Vlorë vazhdojnë të jenë nën syrin e përmbytjeve dhe qindra të familje presin ndërhyrjen e ushtrisë pasi situata pritet për përkeqësohet.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ujrat e lumit Vjosë kanë dalë nga shtrati, janë përhapur në tokat e fshatit Çerven dhe po përhapen në tokat e fshatit Ferras.
Si pasojë rruga e vjetër është e mbulluar me rreth një metër ujë në segmentin “Kthesa e Qarrit”-“Ura e Mifolit”.
Në këtë segment ëhtë bllokuar edhe një mjet i shërbimit të patrullës së përgjithshme me tre punonjës policie.