Eneda Tarifa tregon historinë se si burri e godiste kur ajo ishte Shtatzënë

Kohët e fundit këngëtarja Eneda Tarifa ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike si për jetën e saj personale ashtu edhe profesionale.

Pak javë më parë u publikua në media se lidhja e saj 18-vjeçare me muzikantin Erjon Zaloshnja kishte përfunduar dhe gjithashtu se tani është pjesë e jurisë së “The Voice Kids”.

Por në Instagramin e saj Eneda na ka paraqitur një histori e cila na ka përlotur. Historia është shkëputur nga koncerti për bamirësi “Ende ka jetë”.

Unë jam S.

Në fillim ishim të lumtur. U njohëm në Greqi dhe gjithçka mes nesh shkonte për mrekulli. Pastaj, kur mbeta shtatzënë e kur mendoja se do të përjetoja emocionet më të bukura, në pritje të fëmijës së parë, jeta ime u përmbys e u nxi e gjitha.

Ai u bë i dhunshëm dhe shumë i rrezikshëm. Më gjuante, më ofendonte dhe më shfrytëzonte ndërkohë që isha shtatzënë.

Për vite me rradhë jetuam kështu, me dhunë.

Edhe kur erdhi fëmija i dytë, i tretë… asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi ai nisi t’i keqtrajtojë edhe ata.

Sillej keq, nuk na donte e na linte edhe pa bukë.

Unë punoja por lekët mi merrte gjithmonë ai.

Kisha frikë dhe nuk kisha mbështetje askënd deri në momentin kur dikush më zgjati dorën dhe më ofroi mbrojtje, mua dhe fëmijëve.

Tani jam këtu, e ndihmuar nga organizata që më riktheu në jetë, ndërsa ai është aty ku e meriton, në burg!

Tani ndjehem e sigurtë. Çfarëdo që të ndodhë, nuk do të dorëzohem më, asnjëherë.

Loading...

Komente