Denohet Skenderbeu i hiqet titulli

Pas disa shtyrjeve, Komisioni i Etikës ka marrë sot vendimin për dënimin e Skënderbeut për trukim të rezultateve të ndeshjeve të sezonit 2015-2016.Skënderbeut i është hequr titulli kampion i sezonit 2015-2016, ndërsa i janë zbritur 12 pikë nga sezoni i sapo mbyllur. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar në pjesëmarrjen e korçareve në Europa League në sezonin e ardhshëm.

Përveç këtyre ndëshkimeve, Komisioni i Etikës i ka vendosur edhe një gjobë prej 2 milionësh lekë të reja Skënderbeut.

“Ne bazë të nenit 17, 18 e vijues të Kodit të Etikës dhe Neneve 16, 68/2, 134 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive vendosi: “Deklarimin fajtor të Klubit Sportiv Skënderbeu për komplotim në influencimin e rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-2016; Heqjen e Titullit “Kampion” për sezonin 2015-2016; Dënimin e KS Skënderbeu me gjobë në masën 2.000.000 (dy milion) lekë; Dënimin e KS Skënderbeu me zbritjen e 12 (dymbëdhjetë) pikëve nga klasifikimi për sezonin 2016-2017; Kundër këtij vendimi, lejohet ankim sipas nenit 18 të Kodit të Etikës”, thuhet në vendimin e marrë nga Komisioni i Etikës.

Komente