Ekspertët: Samsung Galaxy s8 më i mirë se iPhone 7

Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8+ janë telefonët më të mirë që mund të blini duke lënë pas iPhone 7 dhe 7 Plus sipas Consumer Reports.

Consumer Reports lavdëroi ekranet e shkëlqyera plot ngjyra në të dy modelet duke vënë theksin edhe tek jetëgjatësia suprizuese e baterisë dhe kamerat e mrekullueshme.

Firma gjithashtu u impresionua nga rezistenca e telefonëve ndaj përplasjeve që do të thotë se konsumatorët mund të shqetësohen më pak nëse telefoni i tyre bie në një pishinë.

Consumer Reports vendosi të mos hyjë në detaje të avantazheve të telefonëve Samsung kundër atyre të Apple. Por telefonët e Samsung ofrojnë rezistencë ndaj ujit, kamera mjaft cilësore dhe jetëgjatësi solide të baterisë, – PC World.al.

Avantazhi i iPhone 7 Plus është kamera e dyfishtë por sipas Consumer Reports Samsung nuk humbet shumë nga mungesa e kësaj veçorie në Galaxy S8.

Vitin e kaluar Samsung Galaxy S7 Edge ishte telefoni i vitit për Consumer Reports. iPhone 7 plus vjen i pesti pas S8+, S8, S7 Edge dhe LG G6. Apple duhet të na habisë të gjithëve me iPhone 8 nëse dëshiron të ngjisë shkallët e suksesit.

loading...

Komente