E rëndë djali vret prindërit në Durrës

Djali 29-vjeçar i familjes Nika në Xhafzotaj të Durrësit dyshohet se ka vrarë nënën dhe babain e tij.

Ai po merret në pyetje nga Policia e Durrësit, pasi i ati 70 vjeç dhe e ëma 66-vjeçare u gjetën të vrarë me çifte në derën e shtëpisë.

Leo Nika mjekohej për probleme të shëndetit mendor. Ai jeton me gruan dhe vajzën e tij në shtëpinë e prindërve.

Në momentin ekrimit, e bija dhe e shoqja nuk ndodheshin në shtëpi. |topchannel|

Komente