E bujshme, Lazio kërkon riktimin Lorik Canës në ekip

Lazio pësoi disfatë 4-1 mbrëmë ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit Italian, duke parë të shkërmoqen pobjektibvat e kësaj ndeshjeje dhe jo vetëm. Problem është mbrojtja dhe gazeta italiane “Il Messaggero” ka radhitur një numër të madh lojtarësh pa skuadër që të shihen si mundësi përforcimi për ekipin që ka shumë aktivitete në këtë periudhë.

Në këtë listë është dhe Lorik Cana si opsion, megjithëse shanset që ish-kapiteni ynë të veshë sërish këpucët janë mjaft të pakta. Kjo edhe për faktin se Cana u bë prej më shumë se një viti që nuk luan aspak. Ai nuk e ka deklaruar tërheqjen nga futbolli në mënyrë zyrtare, kështu që ekziston një mundësi t’i rikthehet fushës, por pak shanse ka të bëhet sërish pjesë e Lacios. Shkaku që Lacio kërkkon mbrojtës është dëmtimi shumë lojtarëve të këtij reparti.

Lështu, dëmtimet e njëpasnjëshme të Uollas, Basta, Bastos dhe De Vrij detyrojnë Lacion të bëjë ndërhyrje sa më të shpejta, pasi ekipi luan çdo tre-katër ditë për shkak të impenjimeve në Europë. “Mund të ndërhyjmë në merkaton e atyre që janë pa skuadër. Nuk është e thjeshtë të gjejmë futbollistë që mund të na ndihmojnë, por është një zgjidhje”, tha trajneri Simone Inzagi pas ndeshjes së mbrëmshme, të humbur me shifrat 4-1 përballë Napolit.

Sipas “Il Messaggero”, Igli Tare ka që tani para syve një listë me futbollistë që mund t’i bëjnë punë në këtë pjesë të parë të sezonit, derisa të fillojë merkatoja e janarit. Zakardo, Sanja, Leskot dhe Basong janë disa nga emrat që qarkullojnë në klub, ashtu si edhe ai i Lorik Canës. Mbetet të shihet se cfarë qëndrimi do të mbajë Cana. Nëse pranon do të jetë dicka e jashtëzakonshme për karrierën e tij. Duket po aq e pabesueshme kjo lëvizje dhe për faktins e Cana ka nisur të japë kurset e UEFA-s për trajner pranë FSHF-së.

Loading...

Komente