Duhanpirësit janë më pak joshës se pjesa tjetër

Edhe pse shumë persona mendojnë se kur pinë duhan duken më joshës në fakt një studim ka treguar të kundërtën. Është dëshmuar shkencërisht se njerëzve u duken duhanpirësit më pak tërheqës sesa ata që nuk pinë duhan.

Studimi i kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, kishte përfshirë 500 pjesëmarrës të cilëve u ishin prezantuar fytyra me binjakë identikë.

Dy qëllimet kryesore të këtij hulumtimi kishin qenë të zbulonin se a është e mundur të kuptohet vetëm duke e shikuar dikë në fytyrë se a pinë duhan, dhe se a ndikon duhanpirja në atë se sa joshës është një person.

Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë dhe ambientin. Prandaj, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakë identikë, të cilët kishin pasur të njëjtin material gjenetik dhe shumë aspekte të njëjta.

Rezultatet kishin qenë mjaft mbresëlënëse, ku pjesëmarrësit 70 për qind të kohës ia kishin qëlluar se cili person kishte qenë duhanpirës, ndërsa edhe meshkujt edhe femrat i kishin zgjedhur personat të cilët nuk kishin qenë konsumues të duhanit si më joshës.
Hulumtuesit besojnë se këto zbulime mund të shërbejnë si instrument për promovimin e lënies së duhanit, e në veçanti te të rinjtë.

Loading...

Komente