Dua Lipa: Kam dëshirë të këndoj në Shqip

Dua Lipa ishte e ftuar në ‘New York Times’ për të performuar disa nga këngët për të gjithë ndjekësit.

Gazetari i revistës së njohur ka bërë një transmetim direkt në Facebook, ku kishte pyetje të shumta për 21-vjeçaren, ndër të cilat përsëritej shpesh kërkesa për të bërë një këngë shqip.

“Kam shumë dëshirë të këndoj në shqip. Jam emocionuar shumë kur kam kënduar në Kosovë, në vendin e prindërve të mi. Nuk e di nëse ndonjëherë do të bëj këngë në gjuhën shqipe, por do të doja shumë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Dua mori komente shumë pozitive për performancën ndërsa këndoi shumë këngë të albumit të saj të ri, që sapo ka dalë në treg.

Loading...

Komente