Dëmtohet Van Persie, rrezikon karrierën

Robin Van Persie rrezikon karrierën. 34 vjecari ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentin e gjurit gjatë stërvitjes me Kombëtaren Holandeze. Gjëndja e tij shëndetësore ishte mjaft e rënduar, aq sa në momentin e dëmtimit mësohet t’i kenë rënë të fikët. Episodi ka ndodhur një ditë pas humbjes së pësuar në ndeshjen kualifikuese me Francën për Botërorin Rusi 2018. Sic raporton e përditshmja sportive Beinsports, ish lojtari i Manchester United dhe Arsenalit, aktualisht në radhët e Fenerbahces, mund të detyrohet të qëndrojë jashtë fushe për plot 12 muaj deri në rikuperim të plotë. Ky ishte rikthimi i parë për Van Persien në Kombëtaren Holandeze pas dy vitesh. Dëmtimi i tij ndikon direkt edhe në përfaqësuesen Holandeze që po vuan për t’u kualifikuar, duke u renditur vetëm në vendin e tretë me tre pikë më pak se sa Suedia, ndërkohë që mbeten edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Muajin e ardhshëm tulipanët do të udhëtojnë drejt Biellorusisë, ndërkohë që më parë do të presin Suedinë në ndeshjen që mund të vendosë fatin e tyre për këtë Botëror. Rikthimi i Van Persiet në Kombëtare zgjati vetëm 30 minuta dhe me shumë gjasa mund të jetë i fundit në karrierën e tij. Van Persie është golashënuesi më i mirë i kësaj përfaqësueseje me plot 50 gola. Fati i tij vitet e fundit është shoqëruar me një sërë dëmtimesh, por ky i fundit nuk premton asgjë të mirë. Edhe Zlatan Ibrahimovic vuajti të njëjtin dëmtim në muajin Prill, por ka superuar të gjitha pritshmëritë duke qënë shumë pranë rikuperimit të plotë. Van Persie numëron plot 101 prezenca me Kombëtaren që nga debutimi në vitin 2005.

Loading...

Komente