Dalin pamjet e parkut që do të ndërtohet tek "7 xhuxhat"

Këndi i lojërave për fëmijë “7 xhuxhat” në rrugën e Elbasanit do të ketë një pamje të re, pasi do të shndërrohet në një kënd lojërashmodern për fëmijët por dhe shlodhëse për të rriturit.

Ndërkohë që projekti parashikon që pjesa e nëndheshme të shërbej si parking nëntokësor publik. Sipas fotove të projektit, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.

Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.

Loading...

Komente