Courinho transferohet te Barcelona me një shifër rekord. Klubi i uron mirëseardhjen

Barcelona i ka uruar mirëseardhje blerjes më të re të skuadrës, Philippe Coutinhos.

Liverpool dhe Barcelona para pak minutash konfirmuan se kanë arritur marrëveshje me njëra-tjetrën për transferimin e brazilianit në “Camp Nou”, për një shumë rekorde për Barcelonën dhe Premier Leaguen, 160 milionë euro.

Nuk ka kaluar shumë nga konfirmimi i marrëveshjes për transferimin e tij dhe Barcelona ka zgjedhur rrjetin social Twitter për t’i uruar atij mirëseardhje.

Videoja shfaq dhomat e zhveshjes të Barçës, ku një dollap zbrazet dhe mbyllen dyert e më pas hapen për ta shfaqur fanellën e Coutinhos të varur.

Komente