BMW prezanton modelin e ri X7

Që nga viti 2018, kompania gjermane për prodhimin e veturave, BMW, do të shtohet edhe me dy modele të reja në linjën e veturave SUV, shkruan TopGear.

Përveç modelit X2, BMW pritet të prezantojë edhe modelin më të madh të këtij lloji nga BMW, atë X7.

Shefi i dizajnit të kompanisë, Adrian van Hooydonk ka thënë se ky model që do të prezantohet në panairin e Frankfurtit javën e ardhshme, do të jetë model i përafërt me atë që do të prodhohet për vitin 2018.

Kompania thotë që kjo veturë do të jetë BMW’ja më e madhe e prodhuar ndonjëherë, sidomos në hapësirën që ofron brenda.

Në panairin e veturave Frankfurt Motor Show që do të mbahet javën e ardhshme, kompanitë më të mëdha të botës do të prezantojnë modelet dhe prototipet e tyre më të reja.

Loading...

Komente