Bes Kallaku dhe Erion Isai në krah të Ardit Gjebreas tek Kënga Magjike

Bes Kallaku dhe Erion Isai bënë bujë me largimin e tyre nga “Portokallia”.
U fol shumë në media lidhur me ndonjë destinacion të mundshëm televiziv të djemëve por duket se të gjitha kanë qenë thjesht aludime pasi të dy do të shfaqen krah Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike” të këtij viti.

Siç është bërë traditë tashmë, Gjebrea zgjedh edhe prezantues të tjerë për ta shoqëruar atë në 3 netët e mëdha në Pallatin e Kongreseve.

Duke qenë se Besi dhe Erioni janë dy djemë mjaft gazmorë dhe që publiku i do shumë, është e sigurtë se do të jetë një sukses i vërtetë shkruan Blitz.al.

“Këtë vit së bashku me Erion Isai do të jemi bashkëprezantues të Kënga Magjike, do kemi edhe Ardit Gjebrean se s’kishim si të bënim ndryshe” – ka shkruar Besi në Instagram.

Loading...

Komente