Bebeto nënshkruan me Partizanin

 Emri i madh i futbollit brazilian, José Roberto Gama de Oliveira, që të gjithë e njohin ndryshe si Bebeto, mbërriti në Tiranë, ku u prezantua si përfaqësuesi i Partizanit në Amerikën Latine. Puna e tij në këtë detyrë do të përqwndrohet më shumë në krijimin e një akademie për të ardhmen e klubit kryeqytetas.

Vetë Bebeto e bëri të qartë atë që duhet bërë te klubi i “kuq”, nëse dëshiron që të fitojë sa më shumë tituj.

“Nuk ka shumë rëndësi të krijosh një skuadër të momentit, nëse nuk ke një bazë për të ardhmen, që është akademia e futbollit. Ia kam përsëritur këtë ide edhe presidentit të Deportivos, duke i thënë se nuk mund të bësh një skuadër të madhe, nëse nuk ke një ambient dhe fushat e tua për t’u stërvitur. Kemi folur me presidentin Demi për këtë çështje dhe më ka pëlqyer ideja e tij për të ardhmen e Partizanit, atë të ndërtimit të kësaj akademie. Nuk vlen fitorja e vetëm një kampionati, aq sa vlen krijimi i një dinastie”, tha Jose Roberto Gama de Oliveira.

Bebeto theksoi se ka mbetur i befasur nga Shqipëria dhe se do të kthehet përsëri në këtë vend, sigurisht duke dhënë kontributin e tij edhe në sjelljen e futbollistëve të tjerë, për të përforcuar edhe më shumë Partizanin.

Loading...

Komente