Azem Hajdari, vajzën po ta marin më qafë

Nga Blendi Mane
Te ndoqa me vemendje parmbreme Rudina. Te ndoqa ne ekranin e TV Klan prej kureshtjes dhe ankthit. Zhurme e madhe dhe poterre mediatike u be rreth angazhimit tend politik dhe jo vetem une por edhe njerëzia nostalgjike duan te shohin produktin. Produktin qe la pas babai yt i vdekur dhe nëna jote e gjalle.

Te tregohem i sinqerte dhe racional Rudine e dashur, ti je rritur vetem me nje mungese goxha te madhe e te rende por mos harro qe atentati kunder babait ta beri jeten me te lehte e me te bollshme. Mungesa e babait ne familjen dhe jeten tende eshte boshllek qe ne keto kohe te poshtra materialiste kompesohet shpejt, shpejt fare dhe te gjithe ne nuk vuajmë më sindromen e se djeshmes. Ti Rudina u linde ne nje shtepi goxha te madhe te zaptuar nga babai kur ishte gjalle ne nje prej zonave me te shtrenjta te kryeqytetit. U rrite mes nje kuluvie tribaliste farefisnore ku gjithkush pas vdekjes se Azem Hajdarit zbriti prej Tropoje ne metropol dhe perlau e perlan pa me te voglen frike legale, ç’ka do e ç’ka i sheh syri. Babain e ndjere e perdoren si fillim te djathtet dhe pasi ia pine lengun, e kercenonin si gjaksi dorëzanin derisa ia morren pergjithmone ymrin. E pastaj e lavderuan, e lartesuan, e kenduan, e recituan, pra pasi në pritë e qitën lapidar i ngritën.

Ne në Shqiperi nuk na kushton asgje te bejme heronj cilindo dhe merrmerin apo pensionin e posacem nuk ta kursen tashme as qeveria e Berishes e as qeveria e Rames. E dhimbshme vdekja e babait Rudinë por kaperdie brengen se si familje e si farefis u ka mbytur bolleku makut. Ta ka thene nena jote Fatmira cfare shkolle ka mbaruar dhe ku punonte dikur ne moshen tende, e ku ka perfunduar tashmë me punë?

Fatmira Hajdari ashtu sic ka emrin, ka edhe nafakën por jo formimin arsimor dhe profesional. Nga shitese ne ushqimoret e Bajram Currit, pas vdekjes se burrit u diplomua si juriste dhe sot nenen tende e ke gjykatese prane Apelit te Tiranes. Por mos harro se edhe ti Rudinë pasi babai u largua nga kjo jete, ty Rudinë fati te ofroi studime te shtrenjta ne Amerike dhe Britani. Se sa kushtojne dhe kush te ka paguar studimet e shtrenjta ne dy kontinente duhet te na i transparencosh sepse neser do jesh deputete ne parlament dhe e ke te sanksionuar me ligj burimin e te ardhurave dhe shpenzimeve. Deputete ne Kuvend dhe ti Rudine???

Te ndoqa me kersheri kur flisje parmbreme dhe me beso, ishe katastrofe. Nuk dua te te zbeh deshirat e tua por artikullimi dhe oratoria jote me shqetesoi. Ti nuk i ngjan kurresesi babait tend ne lirshmerine dhe impaktin e te folurit ne publik. Babai ishte harbut dhe kaçak trim qe trembte ata perballe jo vetem me peshen trupore por edhe me origjinen nga vinte. E i funksionoi disa vite rresht derisa vdiq por ua la gjalle emrin e heroit te tranzicionit dhe profitet qyl te tranzicionit.

Rudine, ti je naive dhe e brishte. Je dembele prej sirkumstancave te babait, je ende e vogel per sipermarrje te medha. Me beso, je ende nje koketë qe do hysh ne parlament e sforcuar pa forcuar kurre mullezen e politikanes opozitare. Ti nuk je harbute se e ke cdo gje gati. Ti nuk je hajdute se e ke cdo gje gati. Nuk je e pangopur se ke aq shume perfitime prej hijes se statures se babit sa nder breza nuk do i konsumoni dot. Rudine, ti do jesh thjesht nje vegjetuese ne parlamenti ku ujqerit, tigrat, ulkonjat dhe zagaret shqyejne te gjalle e te vdekur. Ndaj hiq dore, rritu e piqu e kismet shohim me vone. Kandidatura jote eshte nje shembull i keq, i keq, i keq e makbethian. Ti ke per tu bere sebep per kataklizma te tjera. Ti do jesh deputete pa asnje lloj kontributi vetem se ke babain te vrare e te vdekur. Kush do na garantojë ne se fëmijët e Saliut, Edit, Metës, Lulit nuk do vrasin baballaret e tyre qe tu zene vendin ne parlament?

Azem Hajdari me fal per shqetesimin. Gezuar 1 Qershorin, festen e femijeve te tu qe nuk do rriten kurrë!

Komente