Arrestohet pronari i Kristalit, po Petrit Vasili pse nuk arrestohet?

Arrestimi i pronarit të ish-Universitetit “Kristal” është lajmi kryesor i ditës së sotme. Prokuroria e akuzon Malon se ka falsifikuar diploma të universitetit që kishte nën pronësi duke nxjerrë kështu në rrugë një ushtri injorantësh me diplomë.

“Kristal” lulëzoi në gjatë periudhës 2009-2013 kur PD bashkëjetonte në qeveri sëbashku me LSI-në duke u kthyer në një vend ku ata që ndihmonin në fushatë apo që bënin shërbime të ndryshme ndaj partisë shpërbleheshin me diploma të çfarë do dege që i duheshin.

Këta janë kategoria e parë, për të cilët akuzohet Malo sot, por ka edhe një kategori të dytë, haku i të cilëve zor se do të dalë në dritë në këtë botë.

Bëhet fjalë për mijëra infermierë në të gjithë vendin që u dërguan me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë për të bërë gjoja universitetin tek “Kristal”, ndryshe do të largoheshin nga puna.

Urdhri u dha kur Petrit Vasili ishte ministër i Shëndetësisë dhe prekte të gjithë infermierët që kishin eksperiencë nga 20-30 vite punë.

Por eksperienca nuk mjaftonte sipas Vasilit, por duhej që t’i jepeshin Malos edhe 3 000 euro në formë “gjobe” ndaj LSI-së për të mbajtur vendin e punës.

Nëse gjykohet Muhamet Malo, Petrit Vasili duhet të jetë gjithashtu në atë bankë të akuzuarish, kësaj radhe si bashkëpunëtor në “krim”.

Loading...

Komente