Arrestohet polici, ndihmonte grabitesit

Nën akuzën e dekonspirimit të veprimeve të policisë, një efektiv i repartit “Shqiponja” në policinë e Tiranës, u vu në prangat e policisë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, gjatë ditës së djeshme arrestoi punonjësin e policisë Inspektor Engrid Hënaj, me detyrë trup shërbimi në repartin “Shqiponja”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Kavajë,s duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë”.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.

Aktualisht vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të policisë të përfshirë.

Loading...

Komente