Apple habit te gjithe, prezanton iPhone10

Apple ka prezantuar pajisjen e tij të shumëpritur Iphone X, për të cilin zyrtarët nga kompania në Kupertino thanë se quhet dhjetë dhe jo X, dhe se kjo pajisje do të hapë rrugën për teknologjinë në disa nga dekadat e ardhshme.
Pajisja hapet me prekje dhe kompania në vend të aluminit për shtëpizë ka përdor çelikun.

Ajo po ashtu është rezistuese ndaj ujit dhe pluhurit.

Iphone X do të ketë ekran të ri Super Retina prej 5.8 inç, me 458 piksel për inç.
Ai do të ketë teknologji OLED me kontrast të lartë të rezolucionit dhe do të shfaqë ngjyrat më me tepër precizitet.

Po ashtu mbështet videot HDR dhe do të ketë 3d Touch.

Për dallim nga modelet tjera, iPhone X nuk do të ketë butonin Home, por do të ketë multitasking për të parë të gjitha aplikacionet që i keni të hapura.

Loading...

Komente