Anulojne dasmen. Arsyeja: Nuk jane paguar ende nga Big Brother-i (foto)

Disa ditë më parë çifti fitues i Big Brother Daniel dhe Fotini kanë publikuan një njoftim se kishin anuluar dasmën e tyre dhe nuk do ta bëjnë në nëntor ashtu siç kishin paralajmëruar.

Vetë cifti ka reaguar në lidhje me të gjitha aludimet për shtyrjen e dasëm përmes profilit në Instagram.

“Nisur nga postimet ne rrjetet socjale duam tju bejm me dije..Per kenaqesine tone, per kenaqesine e familjareve tane qe nuk munden te ishin pjese si dhe me kenaqesine e pjesemarrjes tuaj, ne vendosem te organizonim dasmen tone te madhe ne muajin nentor.

Pavaresisht impenjimit tone gjate ketyre tre muajve per planifikimin dhe organizimin e nje eventi sic e kemi enderruar, ndjejme detyrimin t’ju njoftojme sot se e kemi te pamundur.

Sikunder qe ne akoma nuk kemi perfituar vleren e cmimit te madh te Big Brother dhe shpenzimet per nje organizim te tille I tejkalojne mundesite tona aktuale, me shume keqardhje, dasmen nuk mund ta zhvillojme ne daten qe kishim percaktuar.

Megjithate kjo nuk na pengon ta enderrojme serisht. Ne jemi ketu, dashuria eshte mes nesh, e kjo mjafton per te rritur familjen tone te re.

Mbase lajme te mira do te vijne me ardhjen e luleve te pranverës…”.-thuhet në postimin e tyre në rrjete sociale.

Loading...

Komente