Aktori i njohur shqiptar në gjëndje të rëndë shëndëtesore

Aktori i njohur shqiptar Ndriçim Xhepa po vuan prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e rëndë që i rrezikon jetën. Në mbledhjen e kësaj të mërkure qeveria ka vendosur që të japë një fond financiar për kurimin e tij.

Vendimi i Këshillit të Ministrave i akordon 5 milionë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit në një klinikë jashtë vendit.

Fondi do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi.

Loading...

Komente